Janë gjetur 12 vjeçarja Anisa dhe 15 vjeçarja Melisa e zhdukur dy ditë më parë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
“Sot në orën 13 në rrugën Xhon Kenedi pranë një objekti të shitjes në park, punonjësit e stacionit policor Bit Pazar kanë gjetur të miturat M. K (15vjet) dhe A.A (12 vjet) të cilat ishin raportuar se janë larguar me datë 30.03.2023 në orët e mbrëmjes. Pas dokumentimit të rastit të miturat do tu dorëzohen prindërve.”, thonë nga MPB.
Zhdukja e tyre ka shkaktuar shqetësim të madh në opinion, pasi familjet e dëshpëruara i kanë bërë thirrje qytetarëve që të përfshihen në aksionin për gjetjen e tyre.
Kujtojmë që më 30.03.2023 në Stacionin policor në Bit Pazar në ora 20:30 E.A (38) ka raportuase se vajza e tij A.A (12) ka ikur nga shtëpia, ndërsa rreth orës 22:00, Gj.O (15), po ashtu ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia.
“Dje – 29 Mars e pashë për herë të fundit, herët në mëngjes, para se të shkoja në punë. Ajo po bëhej gati për të shkuar në shkollë. Ajo ka veshur një xhaketë të zezë dhe pantallona kafe, është e gjatë rreth 163 centimetra. U nis për në shkollë dhe më pas nuk u kthye në shtëpi. Sa dimë ne deri tani, gjatë orës së mësimit ka ardhur një vajzë që nuk është shoqe e saj, rreth dy vjet më e madhe se ajo. Ajo vajzë ndoshta ka gënjyer arsimtarët, që e kanë lejuar vajzën time të shkojë me të”, pati deklaruar babai i Anisës, Engini.
“Nga ai moment nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, ku kanë shkuar, ku e kanë çuar vajzën time”, shton ai.
Policët të cilët gjetën dy vajzat e humbura janë Dashmir Kamberi dhe Valon Ferati.