Hotelierët: 29 mijë personave u rrezikohet vendi i punës

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 25, 2020 19:31

Hotelierët: 29 mijë personave u rrezikohet vendi i punës

Kërcënimi nga Kovid-19 ka dëmtuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, e sidomos sektorin e hotelerisë dhe turizmit, të cilat i kanë vënë çelësin veprimtarisë pas një urdhri nga qeveria për mbylljen e tyre, si rezultat i rrezikut të përhapjes së virusit. Martin Angellovski nga grupi hotelerik thotë se në vend ka më shumë se 1.000 institucione hotelerike dhe më shumë se 29.000 njerëz të punësuar të cilët janë prekur nga kjo situatë, prandaj, siç tha ai, këtij sektori i nevojiten masa adekuatë të qeverisë dhe përkrahje e bankave.

“Subvencionimi i pagës minimale bruto për punonjësit gjatë periudhës së masave parandaluese; Shtyrja e pagesës së detyrimeve tatimore dhe pagesat e akontacioneve në 6 muajt e ardhshëm; Ngrirje dhe riprogramim i detyrimeve për kredi dhe kamatë dhe detyrime të tjera ndaj bankave deri në përfundimin e krizës; Të funksionojë menjëherë dhe pa vonesë hapja e linjave për kredi me interes të subvencionuar.”,- deklaroi Martin Angellovski nga Grupacioni i Hotelierëve pranë OEM.

Ai sqaroi se ndihma e kërkuar nuk ka të bëjë me fitimin e humbur, por për të mbijetuar, respektivisht që të mos mbyllen këto ndërmarrje dhe të punësuarit të mos mbeten pa punë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 25, 2020 19:31