Hotelierët nuk duan lirshëm të përdoret marihuan në Ohër dhe Strugë
Shoqata e hotelierëve arriti në përfundimin se nuk është e pranueshme që të provohet legalizimi i përdorimit të lirë të marihuanës në rajonin e Ohrit dhe Strugës, në mënyrë që të rrisë qarkullimin në turizëm, përcjell FLAKA.
“Në fund të takimit ne krijuam sollëm vendim që nuk është shumë i dëshirueshëm për rajonin e Ohrit-Strugës apo për rajonet e tjera. Ne mendojmë se momenti nuk është i pjekur për këtë dhe se ne duhet të zgjidhim përparësitë e tjera”, tha Krste Bllazhevski, një nga anëtarët e shoqatës, për TV Sitel.
Prej aty, ata besojnë se do të humbnin më shumë se sa do të merrnin me liberalizimin e përdoruesve të kanabisit në qendrat turistike. FLAKA