Hoti: Vendimet për vendosjen e ligjshmërisë do të hapin rrugën për liberalizim të vizave

Desk
By Desk October 30, 2020 20:09

Hoti: Vendimet për vendosjen e ligjshmërisë do të hapin rrugën për liberalizim të vizave

Kryeministri Avdullah Hoti nuk po i merr seriozisht deklaratat e palës serbe se dje në Bruksel është diskutuar për themelimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Duke e mohuar kreu i qeverisë tha se në kryeqendrën evropiane është diskutuar vetëm për dy çështje të tjera dhe se dialogu do të jetë vetëm për marrëveshje ndërkombëtare me njohje reciproke. Përmes një konference për medie pas mbledhjes së qeverisë, Hoti foli edhe për vendimin e tij për shuarje të Task-forcës antikorrupsion.

“Dialogu bëhet vetëm për njohje reciproke, çfarë deklarojnë zyrtarët serb kur dalin prej takimeve nuk i marrë fare seriozisht, e parasysh. Bisedat dje janë bërë për dy çështje specifike për të cilat iu kemi informuar publikisht. Parimet e dialogut janë të qarta se dialogu është për marrëveshje përfundimtare”, tha ai.

Ai tha se ky vendim nuk do të dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave, por përmes vendosjes së ligjshmërisë do të përshpejtohet ky proces.

“Nuk e di kush ka frikë nga ky vendim, por në parim po them që këtij vendimi, duhet t’i frikësohet vetëm ata që e dinë që do t’iu shkojmë gjërave deri në fund…në lidhje me Task-forcën dhe lidhjen me ndikimin që mund të ketë në procesin e liberalizimit të vizave është krejtësisht spekulim i njerëzve që janë kundër vendimeve që vendosin ligjshmërinë në çdo sferë të jetës. Nuk ka asnjë lidhshmëri, përkundrazi i kemi parë kaluarën dhe kemi me pa të ardhmen vendime edhe më të fuqishme për vendosjen e ligjshmërisë dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit në çdo nivel. Përkundrazi këto vendime kanë me quar në hapje të rrugës që më shpejtë të shkojmë në liberalizim të vizave”, tha ai.

Pas një muaji të ngërçit të dialogut, dje është zhvilluar takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel./Kosova Press/

Desk
By Desk October 30, 2020 20:09