Hovenier insiston në shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Shkurt, 2024 19:52

Hovenier insiston në shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Ai i ka bërë këto deklarata, pas një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe diplomatë tjerë të huaj.

“Ne natyrisht se përkrahim përpjekjet për të shmangur krimet financiare, shpëlarjen e parave, financimin e terrorizmit dhe të ngjashme, por ne kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve”, tha Xhefri Hovenier, Ambasador i SHBA-së.

Hovenier u pyet nëse Kosova rrezikon të përballet me sanksione të reja. Tha se gjithçka është në dorën e Qeverisë

“Në lidhje me çdo veprim të qeverisë amerikane, gjithçka që mund të them është, ne do të shpresonim që qeveria të bashkëpunojë me ne për këtë”, tha Xhefri Hovenier, Ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Edhe zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka thënë sot se BE-ja ka sqaruar se reagimet gjatë fundjavës ndaj disa zhvillimeve në Kosovë kanë pasur për qëllim që t’i shmangin tensionet pas disa veprimeve të autoriteteve të Kosovës që BE-ja i ka quajtur “të njëanshme dhe shqetësuese”

“Përgjatë javës së shkuar kemi parë së paku dy shembuj të veprimeve që kanë nxitur shqetësimin e Bashkimit Evropian. Njëri ishte rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës dhe tjetra operacionet policore ndaj disa entiteteve të udhëhequra nga Serbia. Këta hapa janë shqetësues për shkak se ata nuk kontribuojnë në shtensionimin e situatës”, tha Peter Stano, Zëdhënës i BE-së.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja. Kështu, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit. /Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Shkurt, 2024 19:52

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare