Hoxha i vendosur: Nëse nuk bie kjo qeveri, Besa shkon në opozitë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 14:03

Hoxha i vendosur: Nëse nuk bie kjo qeveri, Besa shkon në opozitë

Arianit Hoxha i Lëvizjes Besa në “Programin 200” në Alsat, tha se BDI-ja çdo ditë po tenton me forma nga më të ulëta tentojnë të marrin deputet. Ai tha se është i bindur se tre deputet e Lëvizjes Besa janë të unifikuar në vendimin e tyre për të rrëzuar këtë qeveri, dhe se ditën e enjte kjo do të jetë e padiskutueshme. Ai shtoi se nëse nuk rrëzohet kjo qeveri, ata nuk kanë më vend në atë qeveri dhe do të shkojnë në opozitë.

Hoxha paralajmëroi se Bea mund të jetë në koalicion me Të Majtën, vetëm nëse ata respektojnë rrugën e eurointegrimeve, siç është Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja e Ohrit, bisedimet me Bullgarinë etj. Për sa i përket koalicionit me Alternativën, ai tha se ka më shumë gjëra që i bashkojnë sesa i ndajnë me ta. Hoxha tha se interesi i tyre i përbashkët është dërgimi i BDI-së në opozitë, prandaj kjo i bashkon më shumë se kurrë.

Duke folur për situatën politike në vend dhe për ish-aleatët e koalicionit, tha se ata gjithmonë kanë qenë korrekt me ta, por ka qenë LSDM-ja dhe BDI-ja që nuk janë sjellë në mënyrë korrekte. Ai tha se BDI-ja gjithmonë ka tentuar të verë nën kontroll Lëvizjen Besa, por sipas tij, ka qenë Besa që për herë të parë ka bërë që BDI-ja të mos ketë më pushtetin në dorë.

LSDM-ja ka pasur më shumë borxhe ndaj nesh, sesa ndaj BDI-së që është në qeveri. Për herë të parë BDI-ja nuk ka më në dorë qeverisjen, falë kundërshtisë tonë. Besa ka qenë gjithmonë korrekte me LSDM-në. Edhe ne e kemi kritikuar dorëheqjen e tij në mënyrë të papritur, pa na konsultuar ne. Ne e paralajmëruam edhe Zaevin për Zhelinën, por mesa duket ata nuk e kanë marrë seriozisht. BDI-ja ka dashur gjithmonë të jetë mbi Besën, dhe kjo nuk është normale përderisa jemi në bashkëqeverisje-tha Arianit Hoxha.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 14:03
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.