Hoxha: LSDM-ja ka pasur më shumë borxhe ndaj nesh, sesa ndaj BDI-së

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 22:48

Hoxha: LSDM-ja ka pasur më shumë borxhe ndaj nesh, sesa ndaj BDI-së

Arjanit Hoxha duke folur për situatën politike në vend dhe për ish-aleatët e koalicionit, tha se ata gjithmonë kanë qenë korrekt me ta, por ka qenë LSDM-ja dhe BDI-ja që nuk janë sjellë në mënyrë korrekte. Ai tha se BDI-ja gjithmonë ka tentuar të verë nën kontroll Lëvizjen Besa, por sipas tij, ka qenë Besa që për herë të parë ka bërë që BDI-ja të mos ketë më pushtetin në dorë.

“LSDM-ja ka pasur më shumë borxhe ndaj nesh, sesa ndaj BDI-së që është në qeveri. Për herë të parë BDI-ja nuk ka më në dorë qeverisjen, falë kundërshtisë tonë. Besa ka qenë gjithmonë korrekte me LSDM-në. Edhe ne e kemi kritikuar dorëheqjen e tij në mënyrë të papritur, pa na konsultuar ne. Ne e paralajmëruam edhe Zaevin për Zhelinën, por mesa duket ata nuk e kanë marrë seriozisht. BDI-ja ka dashur gjithmonë të jetë mbi Besën, dhe kjo nuk është normale përderisa jemi në bashkëqeverisje”, tha Arjanit Hoxha.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 22:48

28
Nën
Pasi sot Shkupi u bllokua nga dhjetëra autobusë urbanë të dy shoqatave transportuese private, si...
28
Nën
Kur e mora përgjegjësinë e kryeministrit para 10 muajsh, haptas u thashë të gjithëve: qëllimi...
28
Nën
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti mori pjesë në ngjarjen publike në temën:...
28
Nën
Rektori i Universitetit ka shkruar një postim pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, pasi...