Hoxha: Partitë të respektojnë vullnetin e votuesve

Hoxha: Partitë të respektojnë vullnetin e votuesve

Në kolumnën e tij të radhës për gazetën KOHA, Arjanit Hoxha vlerëson mes tjerash se tani, partitë duhet të dalin nga euforia zgjedhore dhe duhet të pranojnë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhje.

“Normalisht që çdo parti ka interesat e veta përmes negociatave apo pjesëmarrjes në Qeveri për të realizuar programin politik, ofertën zgjedhore dhe premtimet e dhëna gjatë fushatës, dhe gjithë kjo është legjitime. Por, në momentumin politik në të cilin ndodhemi edhe si shtet, por edhe si shqiptarë në interesin e përbashkët rajonal, por edhe në orbitën e mbështetjes nga aleatët tanë tradicional me të cilët ndajmë interesin e përbashkët, në njërën anë për të garantuar ndikimin properëndimor në rajon dhe ruajtjen e vlerave evropiane, dhe në anën tjetër duke vendosur barriera kundrejt trysnive për ndikime nga shtetet anti-perëndimore, të gjithë ne duhet të jemi të kujdesshëm me veprimin politik të partive politike. Prandaj, partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhet të dalin nga euforia e fushatës zgjedhore, të respektojnë vullnetin e votuesve dhe konform atij vullneti – të veprojnë në institucionet e shtetit, qoftë në Parlamentin republikan ku opozita duhet të jetë zëri kryesor, apo në Qeveri, ku partitë që do jenë pjesë e shumicës parlamentare, të bartin mbi vete përgjegjësinë për angazhimin e tyre”, shkruan mes tjerash në kolumën e tij Arianit Hoxha, që botohet e plotë në numrin e nesërm të gazetës KOHA.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 30 Korrik, 2020 13:41

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.