Hoxha: Po bëjnë përpjekje për të zbutur pasojat e krizës

Driton Zenku
By Driton Zenku September 11, 2020 17:34

Hoxha: Po bëjnë përpjekje për të zbutur pasojat e krizës

Arjanit Hoxha, së bashku me drejtorin e Agjencionit për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikollçe Babovski, drejtori i agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë, Zoran Atanasov dhe drejtori i NP për Kullota, Lulzim Fejzula mbajtën takim pune me Lidhjen e shoqatave të ryajtësve të dhenve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u diskutua për situatën aktuale në nënsektorin e deleve dhe problemet e shkaktuara nga pandemia globale me Covid – 19, të cilat patën një ndikim të drejtpërdrejtë në këtë nënsektor. Ministri Hoxha informoi ruajtësit e pranishëm të dhenve se MBPEU së bashku me Qeverinë po bëjnë përpjekje serioze për të zbutur pasojat e krizës në të gjithë sektorët e prekur.

 
 
Driton Zenku
By Driton Zenku September 11, 2020 17:34