Hoxha: Qeveria solli vendim për të dëmshpërblyer bujqit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 17:11

Hoxha: Qeveria solli vendim për të dëmshpërblyer bujqit

Në mbledhjen e sotme, Qeveria solli vendimin për të dëmshpërblyer të gjithe bujqit nga rajoni i Prespës, tokat e të cilëve janë dëmtuar për shkak të vërshimeve , në muajin Korrik të vitit 2019. Kjo u bë e ditur sot nga Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha.

Ai bëri të ditur se dëmshpërblimet do të jenë në vlerë prej 30% nga dëmi i vlerësuar.

“Kjo Qeveri po tregon kujdes të veçantë për bujqit. Vërshimet kanë shkaktuar dëme serioze ndaj prodhimeve bujqësore, prandaj me forcat e perbashkëta do të vazhdojmë t’i mirmbajmë dhe zhvillojmë prodhimet bujqësore, ndërsa bujqit e dinë që kjo Qeveri e posaçërisht ne si ministri gjithmonë do të jemi partnerë te bujqeve”, ka nënvizuar Hoxha. Ai që me marrjen e mandatit është lëshuar në aksion për t’u përkujdesur për bujqit si dhe për aspekte të tjera që përfshin resori i tij ministror. (INA)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 17:11