Hoxha: Shteti të shkoj në zgjedhje të parakohshme ndërsa BDI-ja në opozitë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 31 Mars, 2022 13:42

Hoxha: Shteti të shkoj në zgjedhje të parakohshme ndërsa BDI-ja në opozitë

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha deklaroi sot se procesi i regjistrimit duhet të mbetet vetëm proces statistikor dhe se të drejtat e bashkësive etnike, konkretisht të shqiptarëve të burojnë nga numri i përgjithshëm i banorëve dhe jo nga numri rezident në shtet.

“Procesi i regjistrimit të popullsisë është dhe duhet të mbetët vetëm statistikor. Ndërsa të drejtat kolektive, juridiko kushtetuese të bashkësive etnike, më konkretisht të shqiptarëve duhet të burojnë nga numri i përgjithshëm i shtetasve të vendit dhe jo nga numri i banorëve rezident në shtet”, tha Hoxha, i cili njëherit tha se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme ndërsa partia shqiptare në pushtet, BDI të shkoj në opozitë. .

“Sa më gjatë me institucionet shtetërore udhëheq BDI, aq më shumë shqiptarët do largohen nga vendi, këtë proces të largimit të shqiptarëve duhet ta ndalojmë urgjentisht, kjo bëhet duke krijuar kushte më të mira dhe mirëqenie ekonomike dhe me largimin nga pushteti të BDI-sdë. Serviliteti i BDI-së ndaj maqedonasve po dëmton rëndë të ardhmen e shqiptarëve, andaj shteti duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme dhe BDI në opozitë”, tha Hoxha.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 31 Mars, 2022 13:42

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare