Hoxha: Zhelina nuk ishte pretekst për të rrëzuar qeverinë, BDI-ja e “mbushi kupën”
Arianit Hoxha, i ftuar në “Programin 200”, tha se ajo që ndodhi në Zhelinë nuk ka qenë një pretekst për të rrëzuar qeverinë, por ishte “mbushja e kupës” nga ana e BDI-së. Sipas tij BDI-ja, që prej 2002 vijon me këtë metodë të fitojë zgjedhjet. Zhelina, tha ai, nxorri në pah manipulimin standard të BDI-së. Hoxha tha se deri tani ata kanë gëlltitur çdo gjë për hatër të integrimeve, por ky ishte fundi i koalicionit me BDI-në.
Hoxha tregonë se gjatë gjithë kohës se sa kanë qenë në Qeveri ka qenë shumë e vështirë për të menaxhuar me BDI-në.
“Në zgjedhjet lokale ne kemi hyrë nga pozicioni i pushtetit, në periudhën 1 vjeçare qeverisëse ka qenë shumë vështirë për të menaxhuar bashkarisht me BDI-në, në asnjë moment ne nuk kemi qenë të trajtuar si partgnerf i përbashkët, gjithë kohës kemi hasur në pengesa dhe problem në punën tonë”, thotë Hoxha.