Hoxha: Zyrtarisht nuk ka pasur demant të Qeverisë ndaj BDI!

Hoxha: Zyrtarisht nuk ka pasur demant të Qeverisë ndaj BDI!

Zyrtarisht nuk ka pasur demant të Qeverisë ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim. Këtë për Agjencinë e lajmeve Flaka e konfirmon zëdhënësi qeveritar, Muhamed Hoxha

“Demant ndaj BDI, Jo nuk ka pasur”, ishte përgjigja e shkurtër e zëdhënësit qeveritar, Hoxha. 

Disa media në vend, pas seancës qeveritare duke u thirrur në burime në Qeveri raporton se burime qeveritare kanë demantuar që BDI ka qenë kundër uljes së rrogave të administratës shtetërore. 

Debati në opinion u krijua pasi qeveria vendosi sot që të mos preken rrogat e administratorëve, por vetëm të funksionarëve dhe disa zyrtarëve të tjerë. 

Lajmi u bë i ditur nga ministria qeveritar nga radhët e BDI, përmes rrjeteve sociale. Pastaj erdhën edhe reagimet në media. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 18:12

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.