HP thotë se ka krijuar laptopin më të hollë

HP thotë se ka krijuar laptopin më të hollë

Pjesa më e madhe e laptopëve sot janë portabël. Por së fundmi HP tregon se kompanitë që prodhojnë kompjutera janë duke gjetur mënyra që ti bëjnë pajisjet e tyre më të holla.

Kompania ka zbuluar laptopin Spectre, si më i holli në botë. Ai është vetëm 10.4 mm i trashë. Notebook i ri i HP ka funksione të përgjithshme të laptopit, me një bateri me jetëgjatësi nëntë orë, ekran HD, dhe brezin e gjashtë të procesorit Intel Core i5 apo i7. Ky është një veçanti që bie në sy, pasi laptopët super të hollë kanë një procesor Intel’s Core M.

Spectre nuk vjen me karakteristika të veçanta si kompanitë konkurrente, disa prej të cilave përfshijnë ekranin që ndahet nga tastiera, apo kthimi në tablet etj. Megjithatë thjeshtësia e tij e bën mjaft konkurrues me MacBook Air të Apple.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 6, 2016 11:47

REKLAMA