Huawei shiti 240 milionë telefona në 2019

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 17 Janar, 2020 22:43

Huawei shiti 240 milionë telefona në 2019

Kryetari i kompanisë, Xu Zhijun zbuloi se HUAWEI ka arritur që të shesë 240 milionë telefona inteligjentë në vitin 2019.

Kjo është rritje nga 220 milion një vit më parë. Me gjendjen aktuale, kjo rritje është e lavdërueshme.

Ajo që është edhe më interesante është se HUAWEI shiti 6.9 milion smartphone 5G në total.

Nëse shifrat janë të sakta, kjo do të thotë që gjigandi i teknologjisë kineze shiti më shumë telefona inteligjentë 5G sesa konkurrenti i tij kryesor, dhe shitësi aktual numër një i telefonave, Samsung.

Kompania koreane zbuloi në fillim të vitit se arriti të shesë 6.7 milion telefona inteligjentë në vitin 2019.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 17 Janar, 2020 22:43