Hulku brazilian, i cili injektoi vaj në biceps për t’i bërë muskujt më të mëdhenj, vdes në moshën 55-vjeçare
Bodybuilderi nga Brazili i quajtur “Hulk” i cili fitoi vëmendjen e mijëra njerëzve në TikTok duke injektuar bicepsin e tij me vaj vdekjeprurës që i bëri muskujt e tij të rriteshin në përmasa të mëdha, ka vdekur në moshën 55-vjeçare.
Valdir Segato(Hulk) injoroi paralajmërimet shëndetësore dhe rrezikun e goditjeve dhe infeksioneve vrasëse për të krijuar estetikën e tij mbinjerëzore.
Duke injektuar muskujt e gjoksit, bicepsit dhe shpinës çdo ditë me këtë përzierje, ai u përpoq të ndërtonte e fizikun e heronjve të tij – Arnold Schëarzenegger dhe The Hulk.
Segato, një punëtor ndërtimi, vazhdoi pavarësisht këshillave mjekësore – duke pretenduar se donte të bëhej më i madh.
Në vitin 2016, ai tha: “Më quajnë Hulk, Schëarzenegger dhe He-Man gjatë gjithë kohës dhe kjo më pëlqen.”
Por pavarësisht miliona ndjekësve të tij, në kohën e vdekjes së tij, Segato jetonte si një i vetmuar me pak miq apo vizitorë, thanë fqinjët për mediat lokale.