Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Hulumtimi danez, vaksinat s’janë të lidhura me autizmin

Hulumtimi danez, vaksinat s’janë të lidhura me autizmin

Redaksia 2 vjet ago

Motivimi kryesor që për 20 vjet të kontrollohen 650 000 fëmijë për lidhshmërinë e vaksinës MRP me autizmin e studiuesve danezë ishte të tejkalohen mitet kundër vaksinave. Këtë në një intervistë për “360 gradë”, e thotë autori kryesor i studimit të bërë në Institutin Statens Serum në Kopenhagë, Anders Hvid. Me ndihmën e regjistrit kombëtar danez, ata nxorën të dhënat të lindurve në vitin 1999, duke përfshirë vitin 2010, dhe më pas i kanë krahasuar të dhënat. Nuk janë marrë parasysh vetëm 6 000 fëmijë të lindur në atë periudhë për shkak se kanë vdekur para kohe, janë shpërngulur ose për ta nuk ka dosje të vlefshme shëndetësore. Rezultati është ky:

Kjo, në esencë, do të thotë se ne kemi 7% më pak fëmijë autik mes atyre që e kanë marrë vaksinën MRP. Nëse shikojmë grup-moshat nga 8 deri 9 vjet, ka pak më shumë fëmijë të diagnostikuar me autizëm tek jo të vaksinuarit- tha Andres Hvid – autor i studimit.

Hvid gjithashtu hedh poshtë edhe frikën e prindërve se vaksina MRP rrit rrezikun e autizmit tek fëmijët e vegjël, nëse më i rrituri tashmë e ka këtë gjendje.

Për shkak se e dimë se ka komponent të fortë gjenetik në zhvillimin e autizmit, kështu që nëse keni një vëlla apo motër me autizëm, pavarësisht nga vaksinimi, keni rrezik shumë më të lartë se do të vuani nga autizmi. Këtu mund të shohim nëse ka ndonjë periudhë pas vaksinimit ku është rritur rreziku, por siç mund ta shihni, nuk ekziston një grup i tillë tek i cili është rritur rreziku pas vaksinimit, gjë që është shumë qetësuese- deklaroi Andres Hvid – autor i studimit.

Studim i gjerë tregon se nuk ka lidhje mes vaksinës MRP dhe autizmit, madje ka rrezik më të lartë tek të pa vaksinuarit. Përfshirja e larta me vaksinën kundër fruthit prej 93% në Danimarkë është rezultat i ndërgjegjësimit publik, sepse në atë vend vaksinimi nuk është i detyrueshëm. Epidemitë e vogla me të cilat herë pas here përballet Danimarka, sipas studiuesve, janë për shkak të udhëtimit të danezëve jashtë vendit, por edhe për shkak të vizitave të turistëve të shumtë në vendin e tyre. Edhe krahas ndikimit të madh global të studimit, fushatat kundër vaksinimit nuk ndalojnë, por nuk ndalojnë as hulumtuesit danezë, sfida e ardhshme e të cilëve është analizë e gjerë e përbërjes së vaksinave.

Alsat

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Protestojnë familjarët e personave me nevoja të posaçme
Next: Zgjedhjet, interesim i madh nga mediat dhe vëzhguesit

Të ngjashme

zaev-sela Nuk mund të krahasohet martesa me shtetësinë, Zaevi bëri gafë vlerëson Sela

Nuk mund të krahasohet martesa me shtetësinë, Zaevi bëri gafë vlerëson Sela

Redaksia 11 minuta ago
kasami-geer-800x445-1-696x387 Grafa etnike në letërnjoftime, Kasami takoi euroambasadorin Geer

Grafa etnike në letërnjoftime, Kasami takoi euroambasadorin Geer

Redaksia 33 minuta ago
156207942_142001364376711_2933490895175877085_n-750x430 Ja vetura ku u plagos djali i Molla Sulës

Ja vetura ku u plagos djali i Molla Sulës

Redaksia 53 minuta ago

TË FUNDIT

2 Apple vë Google në pozitë të vështirë: Ata zbuluan më shumë sesa donin

Apple vë Google në pozitë të vështirë: Ata zbuluan më shumë sesa donin

1 Apple Watch mund të monitorojë glukozën në gjak pa tërhequr gjak

Apple Watch mund të monitorojë glukozën në gjak pa tërhequr gjak

3 Covid-19, një në 3 pacientë vuan nga depresioni, edhe disa muaj pas shërimit

Covid-19, një në 3 pacientë vuan nga depresioni, edhe disa muaj pas shërimit

2 Vaksinat anti covid, një dozë e vetme redukton sëmundjen me 80 për qind

Vaksinat anti covid, një dozë e vetme redukton sëmundjen me 80 për qind

1 Dhembja e kokës e ndjeshmëria ndaj dritës: Simptomat e tregojnë këtë problem

Dhembja e kokës e ndjeshmëria ndaj dritës: Simptomat e tregojnë këtë problem

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.