Hulumtimi për barazinë gjinore: 14 për qind e grave kanë përjetuar dhunë
14 për qind e grave kanë përjetuar dhunë që nga mosha 15 vjeçare, 44 për qind kanë përjetuar dhunë psikologjike dhe 30 për qind e grave janë abuzuar seksualisht. Roli i mediave është vendimtar, pasi aktet e dhunshme nuk duhet t’i paraqesin si zënka dashurie apo si rezultat i pasionit dhe as nuk duhet të përpiqen të paraqesin viktimën si fajtor të situatës, thonë nga agjencia kompetente.
“Mediumet kanë gjithashtu edhe detyrim ligjor të marrin masa promovuese që do të rrisin ndërgjegjësimin publik për të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, për të promovuar barazinë gjinore.”,- tha Zoran Trajçevski nga Agjencia për Shërbime Audiovizuele dhe Mediatike.
Në pjesën e parë të vitit 2021 hulumtuesit kanë zbuluar 321 shkrime dhe kontribute gazetareske të cilat drejtpërdrejt ose tërthorazi janë të ndërlidhura me bashkësinë LGBT si dhe 380 që kanë të bëjnë me rastin Dhoma Publike.
“Sërish inkuadrohet Dhoma Publike si një problem i të rinjve që nisën të mbrohen, si një problem shtesë për t’u zgjidhur në sferën private në vend që ta zgjidhin institucionet shtetërore.”,- theksoi autorja e reportazhit “Seksualiteti, Gjinia dhe Mediumet”, Irena Cvetkoviç.
Sipas ekspertëve dhe autorëve të doracakut, raportimi i mediave me ndjeshmëri gjinore, sensacionalizmi kontribuon në forcimin e paragjykimeve që nxisin diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes./ Tvm2