Humb jetën një 66-vjeçare në Kërçovë, i bie në kokë një konstruksion tavani

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 19:37

Humb jetën një 66-vjeçare në Kërçovë, i bie në kokë një konstruksion tavani

Një grua ka ndërruar jetë pasi i ka rënë një konstruksion tavani, njoftojnë nga MPB.

“Dje në ora 13:40 në policinë e Kërçovës është raportuar se S.I.(66) nga Kërçova në një shtëpi në rrugën “Ljubica Bogeska” në Kërçovë ka rënë një konstruksion tavani, e cila ka ndërruar jetë në vend.

Mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekje pa gjurmë të dukshme dhune, dhe sipas urdhrit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për autopsi”, theksojnë nga MPB.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 19:37

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare