Humb jetën një motoçiklist në Ohër, lëndohet rëndë edhe një këmbësor

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 11:42

Humb jetën një motoçiklist në Ohër, lëndohet rëndë edhe një këmbësor

Një motoçiklist ka humbur jetën, ndërsa një këmbësor është lënduar rëndë në një aksident që ndodhi dje pasdite në Ohër.

Siç njofton MPB, dje në orën 18:30 është denoncuar se në udhëkryqin e rrugës “Abaz Emin” me rrugën “Zhelezniçka” motoçikletë “Yamaha” me targa të Manastirit, e drejtuar nga S.I (36) nga Ohri, ka goditur këmbësorin R.S (52) nga Ohri, e pastaj edhe në automjetin motorik “Volkwagen Passat” me targa të Ohrit, e drejtuar nga F.B.(58) nga Ohri.

“Në aksident në vendin e ngjarjes ka humbur jetën S.I ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori R.S i cili është dërguar në spitalin “Shën Erazmo” – Ohër për ndihmë mjekësore”, njoftojnë nga MPB.

Ata shtojnë se ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokuroria Publike dhe ekipi i SPB Ohër. Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 11:42