Humb jetën një person nga aksidenti në magjistralen Ohër-Kërçovë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 15 Qershor, 2022 12:20

Humb jetën një person nga aksidenti në magjistralen Ohër-Kërçovë

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident tragjik në magjistralen Ohër-Kërçovë, njoftojnë nga MPB.

“Mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30, SPB Ohër është paraqitur se në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë, në mes të fshatit Klimishtan dhe Botun, komuna e Dëbërcës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “BMW” me targa të Strugës, drejtuar nga M.M. (21) nga Struga dhe automjetit “Audi” me targa të Ohrit, i drejtuar nga GJ.D. (62) nga fshati Botun.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë GJ.D., ndërsa M.M. ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga policia e SPB-Ohër dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit do të bëhet autopsi në trupin e të ndjerit”, njoftojnë nga MBB.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 15 Qershor, 2022 12:20
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.