Humbjet e energjisë elektrike gjatë vitit 2021, në Gostivar 18.81% | VIDEO

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Gusht, 2022 19:25

Humbjet e energjisë elektrike gjatë vitit 2021, në Gostivar 18.81% | VIDEO

Humbjet e energjisë elektrike janë një dukuri që shoqërojnë në vazhdimësi veprimtarinë e kompanieve energjetike në vend. Sot, ministri Kreshin Bekteshi gjatë konferencës për shtyp pas takimit me përfaqësuesit e EVN, komunës dhe banorëve lokal të Haraçinës, mes tjerash bëri bilancin e humbjeve të  energjisë elektrike gjatë vitit 2021 në më tepër komuna të vendit, njofton Flaka

Në Shkup, humbja e energjisë elektrike, 19.6%, vetëm në Haraçinë 80%. Në Tetovë 10.7%, Kumanovë 16.2%, Gostivar 18.81%, Prilep 14.5%, Kërçovë 12.1% dhe Ohër 9.2 %.

Duke prezantuar këto shifra, Bekteshi kërkoi që çështja të mos politizohet apo lokalizohet siç ishte rasti me Haraçinës, sepse, siç tha ai, kjo dukuri është prezente në çdo vendbanim.

“Humbjet energjetike në Maqedoninë e Veriut duhet të minimizohen në maksimum, prandaj takimi i sotëm ishte me të gjithë përfaqësuesit dhe me kryetarin e kryetarit të Çairit. Humbjet në komunën e Çairit janë rreth 80 për qind, por kjo nuk është vetëm për faj të qytetarëve por edhe për të institucioneve”, nënvizoi Bekteshi.

Bekteshi tha se humbjet energjetike në vend janë shumë të mëdha dhe në gjendjen e krizës energjetike në të cilën ndodhemi kjo është e papranueshme. 

Ndërkaq informoi se që nga e hëna ekipet e EVN-së do të mund të operojnë në Haraçinë.

Gjatë takimit banorët e Haraçinës me përfaqësuesit e EVN-së u morën vesh që të ketë pagesa të rregullta të rrymës. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Gusht, 2022 19:25

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare