Hyrja në koncertin e Dua Lipës në Tiranë me 28 nëntor do të jetë falas

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 22:08

Hyrja në koncertin e Dua Lipës në Tiranë me 28 nëntor do të jetë falas

Dua Lipa do të mbajë koncert në Tiranë me 28 nëntor.

Ky koncert do të përmbyll turneun e “Future Nostalgia” të Duas, shkruan lajmi.net.

Tashmë kanë mbetur pak ditë nga ky koncert kanë nisur të zbulohen edhe detaje.

Ishte kryetari i Bashkësisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili në një intervistë për News 24, ka zbuluar se hyrja në koncert do të jetë falas.

“Koncerti i Dua Lipës në Tiranë është falas, sepse ajo përfundon turin e saj botëror. Ne duam t’i ftojmë të gjithë. Edhe ne përfundojmë turin tonë të Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Dua përfundon turneun e vet, kështu që vendosëm t’i bashkojmë këto përfundime iniciativash të jashtëzakonshme në Tiranë, në ditën më të bukur në botë, që është Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori. Duam që e gjithë dita të jetë me aktivitete”, tha Veliaj.

Siç shtoi ai, koncerti nis në orën 20:00./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 22:08

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...