Hyundai së shpejti prezanton SUV-in e ri hibrid

Hyundai së shpejti prezanton SUV-in e ri hibrid

Kompania e njohur jug-koreane e automjeteve, Hyundai, njofton se në panairin e ardhshëm të veturave që do të mbahet në Los Anxhelos (nga 22 nëntor deri 2 dhjetor) do të prezantojë konceptin e SUV-it të saj të ri.

Ajo, këtë e ka bërë të ditur duke postuar një fotografi dhe një video të shkurtër përmes të cilave zbulon pak a shumë pamjen e SUV-it të ri.

Detajet konkrete ende nuk janë zbuluar, përveç që bëhet fjalë për SUV me sistemin plug-in hibrid.

Gjithashtu, thuhet se SUV-i ri hibrid paralajmëron serinë e gjeneratës së re të modelit Tucson.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 14, 2019 22:53

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA