I dedikoi këngë Justin-it, Hailey “kërcënon” Selenen: Do të të vras

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 22:58

I dedikoi këngë Justin-it, Hailey “kërcënon” Selenen: Do të të vras

Dedikimi i përfolur i Selena Gomez ndaj Justin Bieber nuk i ka pëlqyer aspak modeles Hailey.

Në projektin e ri muzikor, të titulluar “Lose You to Love Me”, thuhet se këngëtarja flet për dashurinë që ka ndjerë për Justin dhe fundin e këtij kapitulli.

Menjëherë pas kësaj, Hailey ka reaguar me një postim në Instagram. Ajo publikoi këngën e Summer Walker – I’ll kill you, e cila përkthehet “Do të të vras”.

Një pjesë e tekstit flet për dashurinë që ndjen vajza për djalin dhe për atë që mund t’i bëjë femrave të tjera, të cilat guxojnë t’i afrohen.

Kjo po cilësohet si një lloj kërcënimi i Haileyt ndaj Selenës, e cila nuk duhet t’ia prekë burrin.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 22:58