I dënuari për dhunë në Kuvend Igor Jug bën thirrje për përkrahje për Siljanovskën
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, i dënuari Igor Jug përmes rrjeteve sociale bëri thirrje për mbështetje për Siljanovska, kandidate e DPMNE-së, përcjell FLAKA.
Vlon në rrjetet sociale. Kush e mbështet Sonjanovskën? Dhunuesit e dënuar për dhunën e 27 prillit, mesine tyre Çetniku Igor Jug, i cili kishte detyrën ta vriste Zaev atë ditë.
“Ju nxis që të mbështesni luftëtaren e drejtësisë dhe të drejtësisë, profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova. Atdheu nna thërret! Është koha të tregojmë se nuk kemi ndalur asnjëherë, që asnjë e keqe të mos na trembë, asnjë e keqe nuk është më e madhe sesa ajo që është shkaktuar në Republikën e Maqedonisë”, shkruan Igor Jug në Facebook. FLAKA