I gatshëm protokolli për shfrytëzimin e plazmës së gjakut për shërimin e pacientëve me Covid-19

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 16:04

I gatshëm protokolli për shfrytëzimin e plazmës së gjakut për shërimin e pacientëve me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se tashmë është gati protokolli për trajtimin e pacientëve me koronavirus nga  plazma e pacientëve tashmë të shëruar nga Covid-19. Filipçe theksoi se Klinika e Transfuzionit është e gatshme teknikisht për ta realizuar këtë mënyrë të terapisë.

“Ka përfunduar protokolli nga ana e specialistëve në Institutin e Transfuzionit. Javën e kaluar është diskutuar në suaza të Komisionin e ekspertëve në Fakultetin e Mjekësisë ndërsa është konsultuar edhe agjencia e ilaçeve. Kolegët nga Klinika e Transfuzionit janë të përgatitur për ta kryer teknikisht ndarjen e plazmës, ndarjen dhe pastaj do të jetë indikacion për ta aplikuar tek pacient komfor parametrave dhe manifestimit të sëmundjes”-theksoi Filipçe.

Ndryshe, kjo mënyrë e terapisë njihet edhe si imunizim në mënyrë pasive, ku pacientët e infektuar marrin antitrupa nga pacientët tashmë të rikuperuar. Kjo metodë është përdorur më parë për të trajtuar SARS Ebola./Alsat

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 16:04