I kërkuari nga Interi, përfundon tek Juventus

Desk
By Desk 8 Prill, 2019 19:55

I kërkuari nga Interi, përfundon tek Juventus

Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij sipas të gjitha informacioneve do të jetë në Serie A.

Prej kohësh raportohet se Inter është vënë pas kroatit, mirëpo sot, “La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se Rakitic i ka thënë “Po” transferimit tek Juventus, rivalët e përbetuar të zikaltërve.

Sipas informacioneve të dala nga gazeta italiane, 32-vjeçari ka rënë dakord me ofertën e “Zonjës së Vjetër” dhe Barcelona po ashtu është e gatshme të mbyllë marrëveshjen, duke qenë se kanë nevojë ëpr financa të reja dhe në të njëjtin rol kanë afruar Frenkie de Jong.

Gjithsesi deri në këto momente ende nuk kanë dalë shifra konkrete për të cilat bëhet fjalë të mbyllet ky operacion.

Desk
By Desk 8 Prill, 2019 19:55