“I pushtetshmi”, Milloshovski: Rasti është i motivuar politikisht

Redaksia
By Redaksia 25 Nëntor, 2020 12:04

“I pushtetshmi”, Milloshovski: Rasti është i motivuar politikisht

Seanca e parë për lëndën “I pushtetshmi” është shtyrë për më 23 dhjetor për shkak të mospranisë së disa të akuzuarve, disa për shkak të njoftimit jo të drejtë, e disa për shkak të Covid-19.

I akuzuari Tome Axhiev, me dokumentacion të rregullt e njoftoi gjykatën se është pozitiv me Covid-19, përderisa i akuzuari Miosim Vojneski se ka urdhër për vetëizolim për shkak të kontaktit me të sëmurë. Tre nga të akuzuarit nuk morën pjesë për shkak të ftesës jo të rregullt.

Në sallën e gjykatës ishte i pranishëm i akuzuari Antonio Milloshoski, i cili së bashku edhe me 12 persona, janë të akuzuar për shitje të objektit në fshatin Izhishtë-Komuna Makdeonski Brod, të cilin e ka përdorur Komuna e Pllasnicës.

Rastin e udhëheqë gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Fatime Fetai.

Sipas prokurorisë, i akuzuari i parë dhe i dytë akuzohen se kanë kryer – mashtrim, i akuzuari i tretë se ka kryer – mashtrim dhe – keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Me aktakuzë janë përfshirë 10 persona akuzohen se kanë kryer keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Me shitjen e këtij objekti, siç ceket në aktakuzën nga prokuroria, të akuzuarit i kanë shkaktuar dëm Republikës së Maqedonisë së veriut nlë vlerë të konsiderueshme prej 1.795.800,00 denarëve dhe për shitjen e tokës i kanë shkaktuar dëm komunës së Makedonski Brodit në vlerë të konsiderueshme prej 1.176.000,00 denarëve.

Në përshkrimin e veprimeve që i ka ndërmarr i akuzuari i tretë, nga prokuroria thonë se ai me kontribut të posaçëm ndaj veprës drejtpërdrejtë duke e shfrytëzuar pozitën e tij prej deputeti, ka ushtruar presion të vazhdueshëm në organet e administratës shtetërore, Prokurorisë shtetërore dhe gjykatat që të mos anulohet shitblerja, me çka ka mundësuar të realizohet pasoja nga vepra.

Këshilli për vlerësim të aktakuzës më 8 tetor të këtij viti solli vendim me të cilin ankesat e të akuzuarve refuzohen si të pabaza dhe se aktakuza kundër 13 personave miratohet në tërësi.

 

Redaksia
By Redaksia 25 Nëntor, 2020 12:04