I riu shkon të paguajë gjobën me një valixhe plot me monedha, peshonte 50 kilogramë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2023 20:14

I riu shkon të paguajë gjobën me një valixhe plot me monedha, peshonte 50 kilogramë

Një ngjarje e pabesueshme ndodhi në një gjykatë në Limasol të Greqisë, kur një i ri nxitoi të paguante një gjobë.

I riu shkoi për të paguar një gjobë prej 500 eurosh, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa rrip sigurimi. Sipas mediave vendase, gjoba është marrë në vitin 2022.

Ndërsa i riu ka shkuar pak ditë më parë për të paguar gjobën, duke pasur me vete një valixhe me peshë 50 kilogramë. Brenda saj kishte 15.500 monedha 1, 2, 5 dhe 10 cent.

Megjithatë operatorët i thanë se nuk mund t’i merrnin paratë në cent dhe se duhej të shkonte në bankë për t’i ndërruar. Nga ana tjetër, i riu e cilësoi si të papranueshëm faktin që nuk e pranuan, pasi edhe ato janë para.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2023 20:14

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare