I shëruari i parë nga COVID-19 në Kosovë: Virusi s`është i rrezikshëm

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 20:59

I shëruari i parë nga COVID-19 në Kosovë: Virusi s`është i rrezikshëm

Më 5 mars erdhi nga Italia, në një pushim që planifikoi të zgjaste vetëm 5 ditë.

Por, kjo vizitë i shkaktoi shumë probleme Sh.Halitit nga Dumnica e Podujevës.

Disa ditë pasi erdhi në Kosovë, ai u konfirmua si i prekur me virusin COVID 19. Por, Haliti tashmë është personi i parë i shëruar nga Koronavirusi, duke rezultuar negativ në dy teste radhazi.

Në një rrëfim ekskluzivisht për RTK-në, ai ende nuk e di si e mori virusin. Mirëpo, ka disa dyshime.

“Simptomat e para kollitje e lehtë, dhe njëfarë ligështimi. Kom ardh e kom ba testin. As sot rrethi ku jam tu jetu nuk ka kurrëfar telashe. Dyshimi është që e kam marrë në aeroport, e kam marrë dhe në aeroplan”, tha ai.

Të infektuar me COVID 19, Haliti e kishte pasur edhe babanë 85 vjeçar, por i cili ndërroi jetë ditë më parë. Sipas tij, prindi kishte pasur edhe probleme tjera shëndetësore.

Ai flet edhe për kushtet në Klinikën Infektive. Përderisa lavdëron mjekët për kujdesin.

Haliti është liruar nga Klinika Infektive, dhe thotë se do të qëndrojë i izoluar për një kohë.

Ai ka edhe një mesazh për qytetarët.

“Kujdesin le te kenë jo në maksimum, por në mënyrën më të mirë të mundshme. Frikën le ta hjekin në përgjithësi, frika numër 1 ja bën sëmundjen”.

Infektologët në anën tjetër, tregojnë se personat e infektuar, duhet të kenë shërim klinik dhe mikrobiologjik, në mënyrë që të jenë plotësisht të shëruar.

Me Koronavirusin, po vazhdon ballafaqimi në Kosovë dhe vendet e rajonit.

Në Shqipëri deri më tani të infektuar janë 186, janë shëruar 31, kurse 8 kanë vdekur. Në Serbi 457 persona janë infektuar, prej të cilëve, 15 janë shëruar, e 8 kanë vdekur.

219 persona janë të infektuar në Maqedoninë e Veriut, 3 janë shëruar, e 3 kanë vdekur.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 20:59