Ibrahimi: Bashkëpunimi opozitar është nevojë e shqiptarëve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Maj, 2023 21:27

Ibrahimi: Bashkëpunimi opozitar është nevojë e shqiptarëve

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në emisionin Klan Debat foli për bashkëpunimin opozitar mes Alternativës dhe Lëvizjes Besa, i cili ka filluar të merr formë pas takimit të liderëve të dy partive.

Ibrahimi tha se duke marrë parasysh rrethanat aktuale politike, ndryshimet kushtetuese, përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe mundësinë për ta bërë ndryshimin në zgjedhjet e ardhshme, ishte kërkesë e strukturave dhe opinionit opozitar që të bëhet një hap i tillë bashkëpunimi.

“U ndje një nevojë e përgjithshme dhe një kërkesë edhe e strukturave të dy partive, por edhe e elektoratit që të bashkëpunohet”, tha Ibrahimi.

Ai theksoi se gjendja e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut aktualisht ka nevojë për artikulim opozitar.

“Kjo gjendje siç është aktualisht me përfaqësimin e shqiptareve në Maqedoninë e Veriut e kërkon një artikulim opozitar, prandaj ishim të detyruar që ta bëjmë këtë bashkëpunim opozitar për të mirën e përgjithshme”, theksoi Ibrahimi.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Maj, 2023 21:27

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare