Ibrahimi: Më 27 prill 2017 shteti rrezikoi ekzistencën

Desk
By Desk April 29, 2020 23:29

Ibrahimi: Më 27 prill 2017 shteti rrezikoi ekzistencën

Nuk kemi qenë të informuar për rrjedhën e seancës parlamentare dotën që ndodhi sulmi i përgjakshëm në Kuvend më 27 prill, tha ish deputeti i Aletrnativës, Zeqirija Ibrahimi në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA. Ai shtoi se kur kanë dalë nga Kuvendi i kanë shpëtuar për 2 minuta turmës së tërbuar të cilat kishin kaluar barrikadat e policisë dhe kishin gjuajtur me shishe deputetët asokohe të Lëvizjes BESA.

“Ne nuk e dinim se çfarë po gatuhej, thjesht ishte befasi se në u larguam prej sallës sikur çdo ditë tjetër, në përfundim të asaj mbledhje të cilën e dimë se si ishte dhe si rrodhi. Edhe një herë folëm me atëherë kryetarin e LSDM-së z.Zaev se tash çfarë bëhet, edhe me z.Xhaferin i cili në atë rast u zgjodh kryetar i Kuvendit, dhe përgjigja ishte që ju jeni të lirë e ne do të shkojmë lartë të mbajmë një pres konferencë. Pjesa tjetër ka qenë ajo që atë ditë shteti seriozisht e ka rrezikuar sigurinë e tij. Në kohën që u lejon huliganëve të futen në institucionin më të lartë ligjvënës, kjo i bie se ai shtet ka rënë nga provimi që të jetë shtet i sigurt dhe stabil që të mund të garantojë sigurinë e tij, aq më tepër që u vu në pyetje edhe vet jeta e deputetëve të cilët ishin aty brenda në sallë. Kujtoj që kjo gjendje ka lënë pasoja të rënda për perspektivën e vet shtetit tonë për shkak se paraqet një njollë të zezë e cila edhe për shumë vite do kujtohet”, deklaroi Ibrahimi.

Desk
By Desk April 29, 2020 23:29