Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi në emisionin “ClickPlus” në TV21 ka reaguar ndaj idesë së Mickoskit për “Qeveri me unitet të zgjeruar maqedonase”. Xhaferi shtoi se historikisht është dëshmuar se nuk mund të bëhen kundër një komuniteti tjetër.
“Brenda vetes kanë nevojë të kenë unitet sepse kanë dallime rrënjësore për qëndrime shtetërore dhe sdo mend që duhet të kenë unitet por uniteti nuk do të thotë të pranosh thënjen që them unë kundrejt qëndrimeve tua. Sdo mend që duhet të kenë një unitet përfshirës, avancues të asaj çka është interesi i shtetit. Ai unitet nuk mund të bëhet, as që lejohet e as që mund të funksionojë”, tha Xhaferi.