Ikja e personelit mjekësor nga vendi është ortek që vështirë të ndalet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 22:26

Ikja e personelit mjekësor nga vendi është ortek që vështirë të ndalet

Kufizimet e pakuptimta të specializimeve, dekada më parë, kriteret e zhvendosura për punësim në të gjitha profilet shëndetësore ku ushtarët partiakë kanë pasur gjithmonë avantazh, e kanë bërë punën e tyre. Tashmë jemi dëshmitarë të ekzistencës së dy sistemeve shëndetësore paralele, atë shtetëror dhe privat! Ai shtetëror gjithnjë e më shumë (do) të merret vetëm me shtresat e varfra shoqërore, kurse ai privat ​​me të pasurit, thotë profesori i Fakultetit të Mjekësisë dr. Dragan Danilovski, shkruan Vërtetëmatësi.

Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushën e shëndetit publik, tregon se përkundër rritjes së pagave – si masë për mbajtjen e personelit mjekësor në vend, sektori shëndetësor po përballet me humbje të stafit mjekësor, veçanërisht të specialistëve, të cilët ose shkojnë në sektorin privat ose e lëshojnë vendin për të punuar jashtë. Gjithashtu thuhet se stafi ka ende nevojë për trajnime të specializuara për përdorimin e pajisjeve të avancuara mjekësore. Raporti thekson gjithashtu se qasja te specialistët e shëndetit publik mbetet problem, ndërsa pacientët paguajnë një të tretën e shërbimeve shëndetësore pa rimbursim, gjë që rrit pabarazitë sociale.

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Specialistë, dr. Aleksandra Georgieva, arsyet për trendin e ikjes së kuadrit mjekësor, e i sheh në disa faktorë.

Objektivisht, për shkak të kushteve të përgjithshme në nivel shtetëror, prosperitetit të përgjithshëm dhe faktit që po vonojmë dhjetë vjet me një bllok të ri fizik klinikash, po ndodh migrimi nga shëndetësia shtetërore. Mjekët nuk mund të përparojnë dhe ngecin. Arsyeja është edhe fuqia paguese e shtetit. Përkundër rritjes së pagave, specialistët nuk kanë pagë prej 100 mijë denarë dhe kjo mund të korrigjohet shumë lehtë. Ndoshta ndonjëherë i ndodh ndonjë profesori që ka pasur shumë kujdestari, por nuk është e përgjithshme. Paga jonë si specialistë është 26 mijë denarë. Mesatarisht kam kaluar 10 vite në arsim në fazën e specializimit dhe kam rrogë prej 400 eurove. Me kujdestari mund të arrijë deri në 500 euro. Në shëndetësinë private do të ishte të paktën një mijë euro. Arsye tjetër pse mjekët largohen nga shëndetësia publik është se nuk ka resurse. Klinikat janë të rrënuara, nuk ka pajisje të reja, nuk po zhvillohen metodologji të reja. Motivi më i madh i largimit të specialistëve është material, si dhe arsimimi i dobët i stafit mjekësor, thotë dr.Georgieva.

Profesori i Fakultetit Mjekësor, dr. Dragan Danilovski, thotë se ikja e kuadrit mjekësor nga shteti, është ortek që vështirë se mund të ndalet.

A mund t’u ofrohen kushte më të mira financiare në shëndetësinë publike? Nuk mundet! A mund t’u ofrohen kushte më të mira se në Gjermani? Nuk mundet! Kjo është pasojë e pritshme e mungesës prej dekadash, të një strategjie për zhvillimin e sistemit shëndetësor – në të cilin pjesë vendimtare është stafi shëndetësor. Tani, kungulli ka plasur. Kufizimet e pakuptimta të specializimeve, dekada më parë, kriteret e zhvendosura për punësim në të gjitha profilet shëndetësore, ku ushtarët partiakë kanë pasur gjithmonë përparësi, e kanë bërë punën e tyre. Tashmë jemi dëshmitarë të ekzistencës së dy sistemeve shëndetësore paralele, ai shtetëror dhe privat! Ai shtetëror gjithnjë e më shumë (do) të merret vetëm me shtresat e varfra shoqërore, kurse ai privat ​​me të pasurit! Por çfarë me kujdesin shëndetësor terciar, atë të lartë, çfarë ishini këto!? Gjithnjë e më shumë do të ekzistojë vetëm në letër. Çfarë me “të drejtën e garantuar për kujdes shëndetësor të çdo qytetari”, në nenin 39 të Kushtetutës? Vetëm fjalë e vdekur në letër!, thotë dr. Danilovski.

Lidhur me këtë, profesori në pension i Fakultetit të Mjekësisë, dr. Mirko Spirovski, i cili për “Vërtetmatësin”, tha se pacientët duhej të kishin të drejtë të garantuar me ligj që të zgjedhin se ku të kërkojnë kujdes shëndetësor, ndërsa kompensimi nga Fondi i Shëndetësisë të balancohet në sektori shtetëror dhe privat, të cilët do të sigurojnë konkurrencë të ndershme në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor.

Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë, theksojnë se paga mesatare bruto e llogaritur dhe e paguar për profilin e personelit mësimdhënës në dhjetor 2017 ishte 87.517, dhe deri në shkurt të vitit 2020 është rritur në 122.810 denarë ose 40,3 për qind.

Paga mesatare bruto e mjekut specialist në dhjetor 2017 ishte 72.192 denarë, ndërsa në shkurt 2020 është rritur në 111.377 denarë – rritje prej 54 për qind, ndërsa për doktorët e mjekësisë në dhjetor 2017 ishte 45.952 denarë, kurse në shkurt 2020, është rritur në 58.991 denarë, gjegjësisht rritje prej 29 për qind. Për infermierët me arsim të lartë në dhjetor 2017 paga mesatare bruto ishte 37.753 denarë, kurse në shkurt 2020 është rritur në 50.376 denarë, ndërsa për infermierët me arsim të mesëm në dhjetor 2017 ishte 28.814 denarë ndërsa në shkurt 2020 është rritur në 38.182 denarë. Domethënë, rritja e pagës mesatare bruto të infermierëve është 33.4 për qind ose 32.5 për qind, thonë për “Vërtetmatësin” nga Ministria e Shëndetësisë.

Në të njëjtën kohë, ata theksojnë se gjatë pandemisë, përkundër gjithë ngarkesës me të cilën është përballur sistemi shëndetësor, investimi në kapitalin njerëzor ka vazhduar.

Gjatë pandemisë janë realizuar punësime të reja pothuajse në të gjitha institucionet shëndetësore publike. Nga fillimi i vitit 2020 statusin e punonjësit të përhershëm e kanë marrë 164 mjekë, 247 infermierë dhe 35 specialistë. Për herë të parë në shëndetësinë e Maqedonisë, janë paguar specialistët privatë në shumën e pagës mesatare të mjekut të përgjithshëm dhe me këtë barazohen me statusin e kolegëve të tyre. Për herë të parë në historinë e shëndetësisë së Maqedonisë, këtë vit (2021), specialistëve privatë u kujdestaritë dhe sigurimi shëndetësor, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin e fundit të KE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, në fushën e shëndetit publik, theksohet se pandemia e Covid-19 goditi rëndë vendin, veçanërisht kur bëhet fjalë për valën e tretë. Atëherë shtretërit spitalor ishin të mbushur 90 për qind. Është problematike gjithashtu që zbulimi i kancerit në fazë të hershme nuk është i mjaftueshëm, sepse nuk ka mjaftueshëm para që rrjedhin nga buxheti për këtë qëllim. Sipas raportit të KE-së, të dhënat nga regjistrat kombëtarë dhe rajonalë për kancerin, nuk janë të disponueshme publikisht.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 22:26