Iku apo jo në pushime Hristijan Mickoski?!

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 17 Korrik, 2022 23:49

Iku apo jo në pushime Hristijan Mickoski?!

Pas dy javësh plotë zhvillime politike, protesta e konferenca për media, të dielën në media u raportua që lideri i opozitës maqedone, Hristijan Micskoski ka shkuar në pushime. Akuzat erdhën nga protestuesit e pakët që vazhdojnë të kundërshtojnë propozim francez, edhe pse, një ditë më herët 68 nga gjithsej 120 deputetë, i dhanë dritën e gjelbër.

Kampi i qytetarëve para Kuvendit të Maqedonisë vazhdon edhe më tej. Nga e diela në një lokacion të ri në parkun “Gruaja luftëtare”. Diku dhjetë qytetarë mbeten kundër propozimit francez me të cilin hapet procesi i integrimit evropian të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Protesta nuk do të ketë, janë anuluar, të DPMNE-së kanë shkuar me pushime, Mickoski i pari u bë gati dhe ka shkuar për të pushuar, e tash kur të vijë rumunia nga Kroacia, do t’i përzgjedhë të gjithë pas pushimit, të shohim kush çfarë parash evropiane ka marrë.”- akuzon një protestues.

Protestuesit akuzuan kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se i ka ndërprerë protestat për të shkuar në pushime.

Por, lideri i VMRO-DPMNE përmes paraqitjeve në media, dëshmoi të kundërtën. Ai ndodhet në shtet dhe ende nuk po shfrytëzon ditët e pushimit. Mickoski të dielën në mbrëmje ishte mysafir në lajme në Tv Sitel që u transmetuan drejtpërdretë.

Reagimi i protestueve duket që ishte mataforik, pasi, pas miratimit në Kuvend të propozimit francez, nga Pallati i bardhë, siç quhet selia e VMRO-DPMNE, nuk u dha qëndrim që protestat do të vazhdojnë. E fundit nga kjo kjo parti ishte prononcimi i liderit që 44 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, si garanci për popullin, janë betuar te noteri me deklarata të nënshkruara se nuk do të pranojnë ndryshimin e Kushtetutës. Flaka

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 17 Korrik, 2022 23:49

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare