Ilire Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 20:09

Ilire Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

  1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.
  2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit”.

Ilire Dauti, deputete e ASH-së

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 20:09

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare