Imeri: Viktima më e re e dhunës seksuale, 13 vjeçe!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2022 22:30

Imeri: Viktima më e re e dhunës seksuale, 13 vjeçe!

Viktimat e dhunës familjare kanë qenë sonte temë në Programin 200, me gazetaren Semra Musai. Apatia shtetërore, patriarkalizimi, mosndëshkimi dhe mungesa e ndihmës në sistemin tone ligjor, u biseduan me të ftuarit në emisionin e sontëm znj. Nebahat Ziberi – Imeri, magjistre e psikologjisë klinike dhe psikoterapiste në Qendrën për mbështetjen e grave, viktima të dhunës në familje në Tetovë, Monika Çekalloviq, punonjëse sociale, specialiste e këshillimit familjar dhe në pjesën e fundit i ftuar ishte zv/minister i Drejtësisë Agim Nuhiu.

Institucionet tona nuk kanë statistika të sakta për numrin e viktimava të dhunës seksuale, e një pjesë e këtyre viktimave janë të mitura, kështu u shpreh Nebahat Ziberi-Imeri, sonte në Programi 200, në Alsat M.

“Kemi raste kur kemi edhe viktima të dhunës seksuale, të cilat janë ende më të vështira për tu trajtuar. Nëse kërkoni nëpër institucionet tona, statistika të sakta të dhunës seksuale nuk kemi, në qendrën tonë kemi raste dhe raste me të mitura, kjo është edhe më trishtuese edhe më e dhimbshme. Viktima më e re që kemi patur ka qenë një 13 vjeçe”, theksoi Nebahat Ziberi-Imeri, psikoterapiste në Qendrën për mbështjetjen e grave, viktimave të dhunës në familje në Tetovë./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2022 22:30

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare