Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Imunizimi, vaksinat e mbërritura të dielën shpërndahen në të gjithë vendin

Imunizimi, vaksinat e mbërritura të dielën shpërndahen në të gjithë vendin

Redaksia

Nesër pritet të fillojë vaksinimi i 20 mijë personave mbi 77 vjeç me vaksinën Astra Zeneca. Nga ora 8 e mëngjesit poliklinika Jane Sandanski, ajo në Çair dhe poliklinika Bukuresht në Shkup do t’i hapin dyert për vaksinimin e të moshuarve. Në të njëjtën kohë vaksinimi do të nisë edhe në shtëpitë e shëndetit në Prilep, Ohër, Gostivar, Shtip, Kumanovë, Veles, Strumicë, Kavadar dhe Manastir, ndërsa në qytetet tjera iminuizimi do të fillojë të premten.

Ministria e Shëndetësisë

“Deri tani janë caktuar 5976 termine për vaksinimin e qytetarëve mbi 77 vjeç. Pikat e vaksinimit do të punojnë në dy ndërrime. Do të hapen në orën 8 të mëngjesit deri në orën 20. Mjeku amë i secilit qytetar do të caktojë termin për vaksinim dhe është i detyruar të tregojë orën dhe në cilën pikë do të vaksinohet pacienti”

Ndërkohë vaksinimi masiv i popullsisë ku nuk përfshihen të moshuarit, do të zhvillohet në sallën e madhe sportive Boris Trajkovski. Drejtori i Qendrës Sportive thotë se salla është në dispozicion për vaksinim dy muajt e ardhshëm.

Deri javën e kaluar ne kishim disa ndeshje këtu, por tani gjithçka është vënë në funksion të përgatitjes së terrenit për të qenë punkt vaksinal për 2,5 muajt e ardhshëm, e më pas do të kthehet në normalitet. Do të thotë do kemi një verë ndryshe këtë vit, por normalisht kjo është prioritet dhe mendoj se do ketë sukses të madh mbi vaksinimin. Përveç sallës madhe gjithçka tjetër në qendrën sportive funksionon njëjtë si më parë- deklaroi Aleksandar Petrovski, Drejtor i “Boris Trajkovski” Shkup.

Procesin e vaksinimit do ta kryejnë mjekë dhe infermierë të Shtëpisë së Shëndetit në Shkup të cilët do të ndahen në bazë të nevojës dhe planit për vaksinim. Ndërkohë të Hënën fillon vaksinimi i policëve të cilët janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve, pjesëtarë të armatës, gazetarët, të punësuarit nëpër Prokurori dhe Gjykata, shoferët e autobusëve të ndërmarrjes publike, zjarrfikësit, të punësuarit nëpër pikat pagesore rrugore si dhe edukatoret e çerdheve./Alsat

Continue Reading

Previous: Regjistrimi, Nura: Fati jonë është në duart tona
Next: Pendarovski mbështet marrëveshjen Zaev-Mickovski për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë

Të ngjashme

1111REDAKT..-2-750x430 Sipërmarrëset kërkojnë trajtim të posaçëm

Sipërmarrëset kërkojnë trajtim të posaçëm

Redaksia
1111REDAKT....Mungese-e-theksuar-e-kanalizimeve-750x430 Shumë fshatra të Pollogut pa kanalizime

Shumë fshatra të Pollogut pa kanalizime

Redaksia
1111REDAKT....SFIDAT-E-PAS-DIPLOMIMI-750x430 Diplomat që nuk bëjnë punë! (Mos)përgatitja e studenteve për tregun e punës

Diplomat që nuk bëjnë punë! (Mos)përgatitja e studenteve për tregun e punës

Redaksia

TË FUNDIT

reicisi-prazno-sobranie Terrorizmi biologjik apo mundësi e fundit për një Kuvend funksional

Terrorizmi biologjik apo mundësi e fundit për një Kuvend funksional

Liga-e-Kampioneve-e-re Të premtën përjashtohen 3 klubet gjysmëfinaliste në Champions

Të premtën përjashtohen 3 klubet gjysmëfinaliste në Champions

175323564_533862764263490_9187177015136622643_n Bregu: 93% e të rinjve në Ballkanin Perëndimor besojnë se administratat publike duhet të përfshijnë të rinjtë në vendimmarrje

Bregu: 93% e të rinjve në Ballkanin Perëndimor besojnë se administratat publike duhet të përfshijnë të rinjtë në vendimmarrje

fl Anketë e re në Maqedoninë e Veriut, ja sa % besim kanë qytetarët te Qeveri

Anketë e re në Maqedoninë e Veriut, ja sa % besim kanë qytetarët te Qeveri

arta-735x400-1-696x379-1 Arta Bilalli – Elmi Azirit: Bllokuat iniciativën për punën online të Kuvendit

Arta Bilalli – Elmi Azirit: Bllokuat iniciativën për punën online të Kuvendit


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.