Inaugurimi i ri-asfaltimit të rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë, përmes fotografive

Inaugurimi i ri-asfaltimit të rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë, përmes fotografive

Fotografi nga inaugurimi i  ri-asfaltimit të rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë.

  

Florim Beqiri nga Shoqata “Sërmnova”: Faleminderoj të gjithë që ndihmuan në realizimin e projektit për zgjerimin e rrugës

Në emër të Shoqatës së Diasporës “Sërmnova”, i pranishëm në inaugurimin e ri-asfaltimit të rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë, ishte Florim Beqiri nga Shoqata “Sërmnova”, njofton Flaka

“Në emër të Shoqatës së Diasporës “Sërmnova”, faleminderoj pjesëmarrësit në inaugurimin e rrugës në gjatësi prej afro 5 kilometra, dhe besoj që drejtori do ta mban premtimin dhe do të bëhet asfaltimi i rrugës së ngelur prej 2 kilometrave. Zgjerimi i rrugës nga fshati Llakavicë deri në fshatin Sërmnovë ka kushtuar 200 mijë euro dhe mjetet janë grumbulluar nga banorët dhe mërgimtarët e fshatit. Faleminderim edhe për firmën “IM – Beton” që na ndihmoi në tamponimin e pjesës së zgjeruar të rrugës”, potencoi Florim Beqiri nga Shoqata “Sërmnova”, i cili me këtë rast shprehu konsideratë për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe nënkryetarin, Nevzat Bejta për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre.

Beqiri faleminderoi kryetarin e Shoqatës, z Fadil Mehmedi si dhe të gjithë anëtarët e shoqatës që ndihmuan në realizimin e projektit për zgjerimin e rrugës.

Drejtori Memeti: Në bashkëpunim me Bejtën arritëm të përmbyllim këtë projekt

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali i Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari, z. Nevzat Bejta si dhe Kryetari i Parlamentit, z. Talat Xhaferi, deputetja e Zonës, zonj. Mirsada Emini – Asani, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, z. Bekim Memeti, koordinatori  i këshilltarëve komunal nga radhët e BDI-së në komunën e Gostivarit, z. Shpëtim Xhelili, si dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Diasporës “Sërmnova”, nga Zvicra, z. Florim Beqiri, në prani të banorëve të vendbanimeve të Malësisë së Gostivarit, inauguruan ri-asfaltimin e rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë.

“Kjo rrugë është ndërtuar me mjete të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, por duhet të përmend që në zgjërimin e rrugës kanë dhënë kontributin e tyre edhe mërgimtarët e organizuar nga Shoqata e Diasporës “Sërmnova”. Dëshiroj të potencoj që në bashkëpunim të ngushtë me nënkryetarin, z. Nevzat Bejta, arritëm të përmbyllim këtë projekt. Faza e dytë e projektin na kushtoi 20 milion denarë”, theksoi drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, z. Bekim Memeti, i cili bëri me dije që edhe dy kilomentrat e ngelura deri në fshatin Sërmnovë do të kryhen brenda kohës. Memeti, po ashtu, njoftoi që krahas asfaltimit Ndërmarrja do të realizon ndërtimin e barrierave mbojtëse përgjatë rrugës, sinjalizimi horizontal, si dhe do të angazhohen punëtorë për mirëmbajtjen e aksit rrogur.

Bejta: I lumtur që premtimi i dhënë sot është realitet

Në prani të banorëve të vendbanimeve të Malësisë së Gostivarit, inauguruan ri-asfaltimin e rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë, njofton Flaka 

Nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta u shpreh i lumtur që premtimi i dhënë ndaj banorëve të vendbanimeve të Malësisë sot është realitet.

“Jemi bashkë për të promovuar ri-asfaltimin e rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë. Më vjen mirë që ky premtim i bërë në kohën kur kam qenë kryetar komune, sot është realitet. Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit mes Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Shoqatës së Diasporës “Sërmnova”, si dhe disa firmave private”, deklaroi Bejta, duke u shprehur që BDI do të përkrahë dhe mbështesë çdo projekt që shkon në dobi të qytetarëve të Gostivarit, pa marrë para sysh se nga kush realizohet, qoftë nga pushteti qendror apo pushteti lokal, por nuk do të përkrahë asnjë individ që punon në dëmë të qytetarëve dhe në kundërshtim me ligjin.

U inaugurua ri-asfaltimi i rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë, i pranishëm edhe Ali Ahmeti

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali i Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari, z. Nevzat Bejta si dhe Kryetari i Parlamentit, z. Talat Xhaferi, deputetja e Zonës, zonj. Mirsada Emini – Asani, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, z. Bekim Memeti, koordinatori  i këshilltarëve komunal nga radhët e BDI-së në komunën e Gostivarit, z. Shpëtim Xhelili, si dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Diasporës “Sërmnova”, nga Zvicra, z. Florim Beqiri, në prani të banorëve të vendbanimeve të Malësisë së Gostivarit, inauguruan ri-asfaltimin e rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë, njofton Flaka 

“Rrugët dhe Urat janë vlerë për komunitetin. Ofron dhe lehtëson jetën e komunitetit. Këto investime bëhen nga taksat që paguhen nga qytetarët dhe duhet të ndërtohen me kualitet të lartë. Duhet të jenë më të qëndrueshme dhe rezistente. Prandaj, i thash edhe drejtorit që të ndërtohen anësore mbrojtëse përgjatë kësaj rruge që e promovuam sot me qëllim që të mund tu rezistojë të rreshurave atmosferike dhe vërshimeve eventuale. Këtu janë solidarizuar edhe mërgimtarët tanë sepse i ndjejnë pjesë të vete këto hapësira, prandaj e përshëndes përkushtimin e tyre ndaj vendlindjes”, tha në prononcim për mediat, lideri Ahmeti.

Duhet theksuar që projekti për ri-asfaltimin e rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë u realizua në dy faza. Në fazën e parë u realizua asfaltimi i rrugës nga Turçani i madh deri në Llakavicë, kurse në fazën e dytë u asfaltua pjesa nga fshati Llakavicë deri në afërsi të fshatit Sërmnovë. Me realizimin e dy kilometrave të ngeluara, do të përmbyllet i tërë projekti. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 25, 2019 15:07

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA