Incidenti në “8 Shtatori”, kallëzim penal për 29 vjeçarin B.S.

Incidenti në “8 Shtatori”, kallëzim penal për 29 vjeçarin B.S.

29 vjeçari B.S. që një natë më parë tentoi të marrë me forcë trupin e pa jetë të nënës së tij, e cila humbi betejën me virusin korona, do t’i nënshtrohet karantinës shtetërore dhe izolimit të rreptë. Nga MPB thonë se ndaj personit në fjalë do të ngritët kallëzim penal pasi i njëjti ka qenë i infektuar me koronavirus dhe ka shkelë masën e izolimit.

Përveç personit me inicialet B.S në incidentin e mbrëmshëm kanë qenë të përfshirë edhe 5 persona të tjerë, të cilët kanë kërcënuar personelin mjekësor, ndërkohë që kanë tentuar të marrin trupin e pajetë të familjares së tyre.

E ndjera ishte 5 ditë në aparat për frymëmarrje. Sipas protokolleve, personat që ndërrojnë jetë nga koronavirusi i përgatit një ekip special nga ndërmarrja e varrezave Butel të cilët duhet të jenë të pajisur me veshje speciale.

Ministri i Shëndetësisë dënoi ashpër incidentin dhe vlerësoi si një mungesë ekstreme të respektit ndaj personelit mjekësor.

Familja donte që të merrte trupin e pajetë. Spitali “8 Shtatori është spitali më i madh në vend. Unë u bëj thirrje familjeve të kuptojnë se duhet të presim për disa informacione. Do të bisedoj sërish për përfshirje të njerëzve që kanë kontakte me mjekët përmes telefonatave të sigurohen informacionet e duhura -tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Drejtori dhe mjekët në Spitalin “8 Shtatori” nuk deshën të komentojnë ngjarjen e mbrëmshme.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 1 Korrik, 2020 19:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.