Indi, lumi Yamuna mbulohet me shkumë toksike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 23:32

Indi, lumi Yamuna mbulohet me shkumë toksike

Sipas ekspertëve, shkumat toksike të shkaktuara nga mbetjet industriale përmbajnë amoniak dhe fosfate që mund të shkaktojnë probleme të frymëmarrjes dhe lëkurës.

Lumi Yamuna, i njohur si i shenjtë në Indi, është mbuluar me shkumë toksike për shkak të mbetjeve industriale.

Sipas një lajmi në CNN, disa qytetarë janë larë në lumin Yamuna për të kryer ritualet e tyre fetare, pavarësisht shkumës toksike që i ngjan borës.

Sipas ekspertëve, shkumat toksike të shkaktuara nga mbetjet industriale përmbajnë amoniak dhe fosfate që mund të shkaktojnë probleme të frymëmarrjes dhe lëkurës.

Disa nga njerëzit që laheshin në lumë janë shprehur se uji ishte jashtëzakonisht i ndotur, por se nuk kishin zgjidhje tjetër për të kryer ritualet e tyre fetare.

Sipas Press Trust of India, 15 varka janë angazhuar për të pastruar lumin.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 23:32
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.