Indonezi, 5 të vdekur dhe 4 të zhdukur nga përmbytjet në ishullin Java

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 22:13

Indonezi, 5 të vdekur dhe 4 të zhdukur nga përmbytjet në ishullin Java

Sipas informacioneve nga Agjencia Kombëtare Indoneziane e Fatkeqësive (BNPB), pesë fshatra janë përmbytur nga reshjet e dendura në Kota Batu të ishullit Java.

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe katër janë zhdukur në përmbytjet që kanë ndodhur në ishullin Java të Indonezisë, njoftuan autoritetet.

Sipas informacioneve nga Agjencia Kombëtare Indoneziane e Fatkeqësive (BNPB), pesë fshatra janë përmbytur nga reshjet e dendura në Kota Batu të ishullit Java.

Zëvendëszëdhënësi i BNPB-së, Abdul Muhari, tha se janë gjetur trupat e pesë personave që humbën jetën nga përmbytjet, ndërsa katër persona ende janë të zhdukur.

Muhari deklaroi se aktivitetet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar prej ditës së djeshme.

Ai tha se balta dhe mbeturinat që bllokuan rrugët vonuan përpjekjet për ndihmë emergjente, duke shtuar se disa ura, shtëpi dhe automjete u dëmtuan nga fatkeqësia.

Nga ana tjetër, drejtori i BNPB-së, Ganip Warsito, deklaroi se shirat e dendur pritet të vazhdojnë deri në shkurt.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme në Indonezi për shkak të shirave sezonalë.

Sipas Autoritetit të Fatkeqësive Natyrore, 125 milionë njerëz, ekuivalent me gjysmën e popullsisë së arkipelagut, jetojnë në zona ku ekziston rrezik i rrëshqitjes së dheut.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 22:13
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.