Infantino: Euro 2020 në rrezik? Nuk përjashtojmë asnjë skenar

Desk
By Desk March 2, 2020 20:06

Infantino: Euro 2020 në rrezik? Nuk përjashtojmë asnjë skenar

Drejtuesit më të lartë të UEFA-s, të kryesuar nga presidenti Aleksander Ceferin, janë mbledhur në Amsterdam për të diskutuar për evolucionin e Coronavirusit dhe ndikimin që mund të ketë në botën e futbollit.

UEFA vazhdon të këmbëngulë se nuk do të ketë asnjë impakt në organizimin e Kampionatit Europian, verën e ardhshme, që do të organizohet nga 12 vende të ndryshme.

Greg Clarke, presidenti i Federatës së Futbollit (Angli) dhe zëvendës president i FIFA-s, ka deklaruar se nuk pret që frika nga Coronavirusi të prekë ndeshjet miqësore të “Tre Luanëve” kundër Danimarkës dhe Italisë, të programuara për t’u zhvilluar në Wembley në fund të marsit.

“Ne vijojmë me programin tonë, edhe pse jemi gati të përshtatemi në rast ndryshimesh që mund të vendosen nga lart.

Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, la të kuptohet që nuk përjashtohet asnjë masa ekstreme në rast të shtimit të rrezikut nga Coronavirusi, qoftë edhe anulimi i Euro 2020.

“Nuk mund të përjashtojmë asgjë, por nuk duhet të na zërë paniku. Personalisht, nuk jam i shqetësuar, por duhet t’i shohim me shumë seriozitet zhvillimet. Shpresojmë që të mos arrijmë deri në pezullimin e eventeve të rëndësishme të shkallës globale.”

Desk
By Desk March 2, 2020 20:06