Informacionet e fundit mbi vdekjen e 6-vjeçares në Spital

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Mars, 2023 13:36

Informacionet e fundit mbi vdekjen e 6-vjeçares në Spital

Prokuroria Themelore Publike – Manastir njofton se po vepron në lidhje me rastin e vdekjes së vajzës gjashtëvjeçare në spitalin e Manastirit dhe se ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.

“Meqenëse disa persona tashmë sot kanë pyetur për ngjarjen në spitalin e Manastirit, Prokuroria Themelore Publike e Manastirit lëshon urdhra dhe udhëzime për kryerjen e të gjitha kontrolleve të nevojshme. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së vajzës”, thonë nga Prokuroria.

Babai i vajzës në një deklaratë për media, tha ditën e djeshme se vajza ka ndërruar jetë pasi i është bërë infuzion me glukozë, ndonëse fëmija kishte sheqer të ngritur.

Në spitalin e Manastirit është duke u bërë një inspektim i jashtëzakonshëm dhe sot drejtori do të takohet me ministrin e Shëndetësisë.

Stojçe Hristovski, babai i vajzës së ndjerë pesëvjeçare nga Kravari i Manastirit, e cila dje në Spitalin Klinik në Manastir pas infuzionit ndërroi jetë, për “Makfax” ka përshkruar në detaje momentet e fundit me të bijën. Ndonëse i pushtuar nga pikëllimi thotë se po flet që të mos ketë raste të tjera si të tyre.

Ai dhe gruaja e tij janë të bindur se infuzioni i glukozës që i dhanë pasi e sollën në spital ishte vendimtar për Janën e tyre, pavarësisht se analiza e gjakut tregoi se sheqeri i saj ishte nëntë.

“Për dy orë kanë mbaruar punën në spital, kaq. Tani do t’ju tregoj nga fillimi. Ne donim ta çonim te mjeku i familjes, doktori i saj, por ajo ishte pasdite, pas orës dy. Na mori në telefon dhe na tha ta çonim Janën në spital, që të mos priste deri pasdite. Dy ditë më parë, në fakt tre ditë më parë, nuk e di saktësisht, ajo bëri dush me vëllain e saj, u lanë dhe ajo u ftoh pak. Ditën tjetër temperatura iu rrit por asgjë, 37 me 7-8. I dhamë shurup, temperatura ra. Fjeti në mbrëmje, nuk kishte asnjë problem, nuk kishte temperaturë, asgjë. Të nesërmen, pas drekës, u shfaq ënjtje pranë syve, sipër dhe ajo ankohej për thonjtë. Thonte – më dhembin thonjtë dhe muskujt”, thotë babai Hristovski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se të gjitha institucionet kompetente po punojnë për të zbardhur rastin e vdekjes së vajzës 6 vjeçe në spitalin e Manastirit, shkruan TV21. Kovaçevski tha se në bazë të fakteve duhet të vërtetohet se çka ka ndodhur dhe të ketë sanksione nëse nuk është vepruar në mënyrën e duhur nga përgjegjësit.

“Tashmë është nisur procedurë, respektivisht ka nisur kontrolli i jashtëzakonshëm për atë që ka ndodhur në Manastir. Drejtori i Spitalit të Manastirit tashmë është rrugës për në Shkup ku do të ketë takim me ministrin dhe zv/ministrin dhe është informuar edhe Prokuroria Publike rreth këtij rastit. Në bazë të fakteve duhet të përcaktohet gjendja objektive se çka ka ndodhur aty dhe në bazë të atyre fakteve të bëhen sanksione përkatëse, aty ku do të ketë nevojë”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Ministria e Shëndetësisë (MSH) i pret informacionet nga Inspektorati Shëndetësor para se të del e informata konkrete rreth vdekjes së pesëvjeçares e cila ndërroi jetë në Spitalin e Manastirit, derisa po merrte terapi.

“Po presim informata nga Inspektorati Shëndetësor dhe menjëherë do të njoftoheni me hapat e mëtejmë”, deklaroi Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Mars, 2023 13:36

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare