Informim me rëndësi nga redaksia Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Janar, 2023 22:17

Informim me rëndësi nga redaksia Flaka

Këto ditë në Facebook, sigurisht me qëllime të caktuara është keqpërdorur emri dhe logoja e Agjencisë së lajmeve Flaka.

Një faqeje në Facebook i është ndryshuar emri dhe është riemëruar me emrin “Flakanews.mk”, dhe po ashtu është keqpërdorur logoja e Flaka-s duke e vendosur si fotografi profili.

Flakanews.mk është një Fake Page që tenton të shtrembon politikën tonë redaktuese. Në këtë faqe nuk jepet asnjë adresë komunikimi, ndërsa edhe linku i ueb faqes që është bërë publike, nuk është funksionale [flakanews.mk]

Njoftojmë ndjekësit tanë të respektuar që redaksia jonë nuk ka qasje tek kjo faqe, dhe si e tillë distancohet nga përmbatjet që pubikohen aty.

Faqa jonë zyrtare në Facebook është Flaka pa asnjë para apo prapashtesë, ndërsa faqja zyrtare në internet është në linqet: www.flaka.com.mk dhe www.flaka.mk

Faqja e rrejshme është raportuar në Facebook dhe është denoncuar në organet kompetente shtetërore.

Kërkojmë ndjesë deri tek ata lexues që mund të kenë rënë pre e këtij manipulimi.

Me respekt: Redaksia Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Janar, 2023 22:17
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.