Informimi i qytetarëve, Komisioni Rregullator dhe SHGM lidhin bashkëpunim

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 12:06

Informimi i qytetarëve, Komisioni Rregullator dhe SHGM lidhin bashkëpunim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit dhe Shoqëria e Gazetarëve të Maqedonisë, kanë nënshkruar Memorandum për Bashkëpunim, në të cilin postulati themelor është informimi i qytetarëve për procedurat dhe proceset për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve të shërbimeve energjetike.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është të formohet platformë e bashkëpunimit dhe trajnimeve mes anëtarëve të KRRE-së dhe gazetarëve si dhe kampanja për krijimin e kompetencave, rolit dhe rëndësisë së KRRE-së. Me memorandumin mund të kapet mundësia për qasje deri te materialet profesionale dhe literatura në KRRE dhe SHGM, përpunimi i analizave dhe hulumtimeve.

Memorandum për bashkëpunim është hap shtesë drejt avancimit të misionit të transparencës së punës, ndërsa informimi i saktë dhe me kohë i mediumeve dhe publikut është kyç në këtë përcaktim – u pajtuan nënshkruesit e memorandumit.

“Nga dita e parë kur më kanë emëruar si Kryetar të Komisionit Rregullator të Energjetikës, bashkë me anëtarët, qëllimi kryesor, që e kemi bërë ka qenë që institucionin ta hapim për qytetarët, pasi që funksioni kryesor i trupit rregullator është t’i mbrojë të drejtat e konsumatorëve. Duke pasur parasysh se rregullojmë veprimtari, që prekin në funksionin themelor të jetesës dhe punës, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e informimit të saktë dhe me kohë deri te opinioni publik dhe qytetarët dhe për këtë e kemi përforcuar ekipin në mënyrë adekuate me persona, që do të punojnë në këtë segment”, deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimoski.

Ai theksoi se në KRRE janë të bindur se, përvoja e SHGM-së do t’u ndihmojë në trajnimin e shërbimeve profesionale në vendosjen cilësore të informatave për opinionin publik dhe, që ekspertizën tonë ta perfeksionojmë drejt shkathtësive për komunikim më të thjeshtësuar dhe të kuptueshëm për të gjithë.

“Këto angazhime nuk janë vetëm deklarative, të njëjtat janë reflektuar pozitivisht në raport me transparencën dhe efikasitetin e vlerësuar përmes Mirënjohjeve, që i kemi marrë nga Bashkimi Energjetik për rregullator më të mirë nga anëtaret edhe atë për dy vite radhazi”, tha Bismilovski

Kryetari i SHGM, Mlladen Çadinovski theksoi se Memorandumi është formalizim i angazhimeve për informim të saktë dhe me kohë të konsumatorëve të shërbimeve, që i rregullon KRRE-ja dhe nënkupton edhe bazë për bashkëpunimin e mëtejshëm.

“Vlerësojmë se bashkëpunimi i përmirësuar me KRRe-në, mund të sjellë përfitim jo vetëm për gazetarët dhe anëtarët e KRRe-së, por edhe për publikun në përgjithësi”, deklaroi kryetari SHGM-së, Mlladen Çadikovski.

Ai shtoi se me hapjen e KRRE-së rritet edhe transparenca e këtij institucioni.

“Kjo u ndihmon gazetarëve nga redaksitë ekonomike që më mirë ta kuptojnë esencën dhe punën e KRRE-së, por edhe të kompanive të kësaj veprimtarie dhe do të kenë qasje të plotë drejt informatave që e trajtojnë këtë tematikë”, tha Çadikovski.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 12:06