Iniciativa “Më mirë për Tetovën”: Përgjegjësi për tragjedinë në spitalin e Tetovës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:23

Iniciativa “Më mirë për Tetovën”: Përgjegjësi për tragjedinë në spitalin e Tetovës

Iniciativa më mire për tetovën sot edhe një here kanë rikujtuar organet kompetente të hetimit për zbardhjen sa më të shpejtë të tragjedisë në spitalin modular të Tetovës. Përkujtojnë se tetovarët nuk e kanë harruar rastin, andaj duan të dijnë se deri ku kanë mbërri hetimet.

“Tetova dhe opinioni kërkon të dijë deri ku janë hetimet? Përse Prokuroria lëshoi një pjesë të raportit të krim-teknikës pa treguar edhe raportin e ekspertëve gjermanë? A ishte lëshuar ky raport për të shfajsuar përgjegjësit në periudhën parazgjedhore me kërkesë nga Qeveria? Deri sot nuk kemi një përgjigje konkrete se a ka pasur ose jo spitali sistem kundër zjarrit. Fakti që në mesin e viktimave ka edhe familjarë të cilët janë detyruar të kujdesen për të afërmit e tyre, është një akt tjetër kriminal për të cilin prokuroria duhet të kërkojë përgjegjësi penale nga udhëheqësia e spitalit.”, tha Hamdi Sulejmani, iniciativa “Më mirë për Tetovën”./ Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:23
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.