Inspektorët mbyllin një objekt, për shkak të mosrespektimit të protokolleve

Desk
By Desk November 11, 2020 14:43

Inspektorët mbyllin një objekt, për shkak të mosrespektimit të protokolleve

Inspektorët e Inspektoratit të Tregut kanë mbyllur një objekt në Kumanovë për shkak të mosrespektimit të protokollit për punë dhe kanë ngritur dy kallëzime penale për objekte hotelierike në Strugë dhe Prilep në periudhën prej 2 deri më 8 nëntor.

Kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska-Grashovska sot në konferencë për media në Qeveri informoi se në këtë periudhë kohore janë bërë gjithsej 5.503 kontrolle prej të cilave Inspektorati i Tregut ka bërë 3.743 kontrolle dhe 614 mbikëqyrje. Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar ka realizuar 67 mbikëqyrje dhe ka dhënë gjashtë vendime për shkak të parregullsive të konstatuara. Inspektorët shëndetësorë në këtë periudhë kanë dhënë edhe 11.523 vendime për vetizolim dhe mjekim shtëpiak të personave pozitivë në virus dhe persona të cilët kanë pasur kontakt me të sëmurë.

“Këto shërbime punojnë ditë e natë me kapacitet të plotë dhe kështu do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. Por në gjithë procesin nevojitet edhe mbështetje dhe ndihmë nga secili qytetar përmes respektimit të masave, por edhe nga biznesmenët përmes respektimit të protokolleve shëndetësore. Kjo mbështetje na nevojitet më shumë se sa në tetë muajt e kaluar”, theksoi Filipovska – Grashovska në konferencën për media.

 
Desk
By Desk November 11, 2020 14:43