Instagrami, Selena thyen rekordin e Beyonce

Instagrami, Selena thyen rekordin e Beyonce

Instagrami dhe përdoruesit e tij sapo i dhanë Selena Gomez një “dhuratë” për ditëlindjen e saj të 26-të. Nëpërmjet pëlqimeve që ylli i Disney-t mori në fotot e ditëlindjes ajo sapo mundi divën Beyonce.

Deri dje ishte Bey ajo që mbante rekordin për numrin e “like”-ve në një postim, në foton e një viti më parë, teksa pozoi me binjakët e sapoardhur në jetë në duar.

Fansat e Selenës vunë re se në vetëm 13 minuta idhulli i tyre arriti të marrë 1 milion pëlqime në foton në të cilën ajo ndodhej në një yaht, duke festuar ditëlindjen. Në vetëm 24 orë Gomez arriti të mbledhë më shumë se 8 milion like duke thyer kështu rekordin e Beyonce.

Mund të tingëllojë çuditshëm, por në epokën e rrjeteve sociale ka edhe kështu rekordesh.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 26 Korrik, 2018 10:35

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.